JAM FEMIJA YT është një partneritet i prindërve, aleatëve dhe personave LGBTI
që punojnë për të pasur një të ardhme më të mirë për njerëzit LGBTI.

Misioni ynë

Misioni kryesor eshte harmonizimi I marredhenieve midis prinderve the femijeve te tyre LGBTI, dhe promovimi I pakushtezuar I barazise se qytetareve LGBTI ne jeten e shoqerise me mbeshtetje psikologjike, dhe avokimit te te drejtave te tyre.

Çfarë bëjmë
  • Japim mbeshtetje per familjet, miqte dhe personat qe jane LGBTI.
  • Edukojme anetaret tane, grupe te tjera dhe institucionet ne lidhje me ceshtjet unike the sfidat me te cilat perballen personat LGBTI.
  • Takime edukimi ne shkolla.
  • Avokim ne shoqerine tone per te ndryshuar qendrimet dhe per te krijuar politika dhe ligje qe te arrihet barazia e plote per personat LGBTI.
  • Mbeshtetje me ane te linjes telefoniske – nje linje ku familjet dhe miqte e personave LGBTI mund te telefonojne dhe te marrin mbeshtetje.
  • Takime mujore per prinderit dhe miqte e personave LGBTI.
  • Ndihme dhe konsultime nga psikologe profesioniste te trajnuar.
  • Mbledhje dhe shperndarje informacioni dhe materialesh.
  • Bashkepunim dhe shkembim I pervojave me organizatat e prinderve ne te gjithe boten.
  • Organizimi I konferencave kombetare, ekspozitave dhe grupe diskutimi.
  • Darka te organizuara ku familjaret ndajne ushqimin dhe pervojat e tyre.
  • Shfaqje filmash.
  • Pjesemarrje ne evente dhe ne parada krenarie dhe parada te organizuara nga organizatat LGBTI ne Shqiperi dhe jashte saj.

Open Mind Spectrum Albania (OMSA) krijoi grupin e pare te familjeve, grupi i pare Shqiptar per familjet the miqte e personave LGBTI, te quajtur ‘’JAM FEMIJA YT!’’ Të gjitha dokumentet e lidhura me kete grup dhe zyra e tij jane financuar nga dy prinder te susksshem ne fushen e biznesit. Perpjekjet e grupit te krijuar nga OMSA jane trajnimet edukuese dhe informuese nga specialiste te trajnuar dhe prinder, qe te mesojne te pranojne femijet e tyre LGBTI.